KreuStil Jetese

‘Xhihani’ i “Fate të kryqëzuara” viziton vendin, ja ku mund ta gjeni aktorin turk

Aktori shumë i dashur i telenovelave turke, Erkan Petekkaya, do të vizitojë vendin tonë. I njohur në Shqipëri për rolin e ‘Xhihanit’ nē serialin “Fate të kryqëzuara”, Erkan mësohet se këtë të premte do të udhëtojë drejt Kosovës.

Ai do të jetë i ftuar special në një emision të njohur në Prishtinë “Qefi më i madh se Stambolli” që do të transmetohet në Klan Kosova. Sipas “Prive” ai do të qëndrojë në Prishtinë për promovimin e emisionit në fjalë, ndonëse nuk dihet se sa ditë do të zgjasë vizita e tij.

Erjan Petekkaya është aktor turk i njohur për disa role edhe në telenovelat që transmetohen në Shqipëri e Kosovë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF