Bukuri që nuk njeh kohë!! Margot Robbie mahnit me veshjen e saj elegante!!!

Dikur një yll në rritje I serialit popullor Australian, Neighbours, Margot Robbie e dëshmoi së është vërtet një nga më të mirat duke u kthyer në yll të Hollivudit. Aktorja bukuroshe 29 vjecare shkëlqeu me fustanin e derdhur krem, me mëngë të gjata dhe rripin e gjerë po të së njëjtës copë në mes.

Look-un e saj klasik, e kishte kombinuar me sandale elegante dhe një palë vëthë të rrmbullakët në ngjyrë floriri. Flokët ishin krehur bukur me onde të buta të mëdha.

E ndërsa pozonte përpara kameras, pati dhe momente për të qeshur, kur kolegu Brad Pitt ( njëkohësisht bashkë-protagonist në këtë film) u hodh në ajër që “t`I prishte fotografinë“.

Margot, që vjet mori Oskarin e parë për interpretimin në filmin “I, Tonya, “ u bë e famshme në 2013-tën kur interpretoi në “The Wolf of Wall Street“.

Previous ArticleNext Article