Papritur të gjithë u bënë biondë, i radhës është prezantuesi i Top Channel

Vite më parë, nëse nuk i kishe dhuratë nga natyra flokët biondë, as që mund të mendohej që një mashkull të ‘vinte dorë’ duke i lyer me bojë e sa hap e mbyll sytë të çelte ngjyrën nga të zeza, në fjala bie të verdha, apo edhe platin.

Por ja që kohët kanë ndryshuar dhe tani po bëhet çdo herë e më familjare që edhe meshkujt të drejtohen për tek parukieri e të bëjnë ndryshime drastike qofshin këto edhe në ngjyrën e flokëve!

Më i fundit që i është bashkuar trendit është prezantuesi i Top Channel, Flori Gjini. Flori, i cili këtë të hënë do të rikthehet në ekran me emisionin veror “Pushime on Top” ka menduar të ndryshojë look duke u bërë biondë.

Më përpara, ai që solli ndryshimin drastik në flokët e tij është reperi Mozik, i cili krejt paparitur u shfaq me flokët e bardha.

Edhe këngëtari Majk surprizoi jo pak teksa disa ditë më parë postoi një foto, ku u pa të kishte çelur në mënyrë drastike ngjyrën e flokëve, duke u kthyer në biond me flokë pothuajse të bardha.

Por meqë na e kujtoi Majku e Mozzik, le të mbledhim të gjithë çunat e njohur të showbiz-it që nuk lindën aspak biondë, ama u vetëngjyrosën siç u deshi qejfi!

Previous ArticleNext Article