Elia Zaharia shtatzënë? Barku i fryrë i jep udhë thashethemeve!!!

U bënë tre vjet që janë martuar, dhe nuk është cudi që njerezit te jene “ gjithe sy e veshe“ per ndonjë lajm nga Elia Zaharia e princ Leka.

Për këtë arsye, barku I fryrë I princeshës në pritjen që organizuan së fundi me disa nga familjet më të mëdha aristokrate të Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës për të prezantuar vlerat turistike dhe natyrore të Shqipërisë, i nxiti menjëherë spekulimet.

Një foto e hedhur prej saj në Instagram ku ai dukej pak më shumë, tërhoqi plot komente. “Më duket se kemi të reja sipas fotos”, ishte njëri nga komentet. Por princesha zgjodhi t`I fashiste këto fjalë menjëherë dhe këtë e bëri plot me humor. “E reja është shumë pica dhe pasta”, u përgjigj ajo.



Previous ArticleNext Article