KreuCelebrity

Fotot e Meghanit që mbulonte Archien me puthje në publik ishin të adhurueshme, por përse e sulmuan ashpër disa nga fansat??

Një pjesë e fansave iu vërsulën Meghanit pas daljes në publik me Archien në krah. Dukesha ishte e adhurueshme ndërsa e mbulonte vogëlushin me të puthura, por kritikat nuk kanë munguar. Përse??  Sepse sipas tyre, bashkëshortja e princit Harry nuk di ta mbajë fëmijën dhe ai dukej sikur do t`I binte nga krahët!!!

“ Do ta hedhë atë fëmijë“, shkruan një komentuese. “ Meghani, nuk di të mbajë fëmijën e saj, sa turp“, vazhdon një tjetër. “ Mënyra si po e mban Archie-n, është e frikshme“, qe mesazhi I radhës.

Por gazetarja Ella Alexander iu kundërvu këtyre zërave, duke shkruar për Bazzar, se njerëzit duket u mërzitën shpejt nga Meghani, gruaja e parë përparimtare e radikale, e që po bën histori në familjen mbretërore, thotë ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF