KreuCelebrity

Një vit pas martesës, zbulohet kënga që është luajtur më shumë në dasmën e Meghan dhe Harry!

 

Pak muaj më parë u zbulua se Idriz Elba ka qenë Dj që ka luajtur muzikën në dasmën e Princ Harry dhe Meghan Markle.

I ftuar në programin radiofonik ‘Radio 1 Xtra’, Elba u pyet nga moderatori se cilët ishin këngët që vuri në dasmën mbretërore. Artisti për herë të parë rrëfeu se ka marrë një listë këngësh nga Meghan, pak ditë para dasmës, ndërsa kënga që është luajtur më shumë gjatë festës ka qenë “I wanna dance with somebody”, hiti shumë i njohur nga Whiteny Houston.

Më tej Elba refuzoi të tregojë detaje nga dasma e çifit të njohur të familjes mbretërore, ashtu sikurse u shpreh se kur Harry i bëri ofertën për të qenë ai Dj i dasmës, ai mendoi se po tallej.

“Unë dhe Harry ishim takuar disa herë në party ku unë luaja muzikë dhe ai krejt natyrshëm teksa u takuam një ditë më tha ‘hej burrë a do jesh i lirë të bëhesh Dj në dasmën time?’. Dhe unë isha; ‘shaka është kjo?!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF