KreuStil Jetese

Tak-Fak! 2 muaj pas fejesës supermodelja martohet me partnerin 17 vite më të ri në moshë

Supermodelja e njohur 46-vjeçare Heidi Klum është martuar në fshehtësi me Tom Kaulitz. Ish-prezantuesja e shoë-t televiziv “Project Runway” dhe kitaristi 29-vjeçar i grupit muzikor gjerman ‘Tokio Band, sipas People kanë bërë betimet në muajin shkurt.

Historia e dashurisë së Klum dhe Kaulitz daton në fillim të vitit 2018. Muzikanti i propozoi Klum më 24 dhjetor të 2018 e kjo është martesa e tretë për modelen dhe e dyta për 29-vjeçarin.

Heidi Klum më herët ka qenë e martuar me stilistin Ric Pipino në vitet 1997-2002, pastaj u martua me këngëtarin Seal 3 vite më vonë. Klum dhe Seal kishin zgjedhur që çdo vit të ribënin betimet e tyre të martesës çdo vit në datën e tyre të përvjetorit dhe madje arritën deri aty sa planifikuan të realizonin një shoë televiziv ku ata të mund të jepnin këshilla dhe insipirim për çiftet e tjera. Programi nuk u realizua kurrë dhe dyshja bëri publike ndarjen në Janar të 2012-ës ndonëse vazhdojnë të jenë prindër të katër fëmijëve.

Pas divorcit me Seal, Klum krijoi një lidhje me badigardin e saj dhe me pronarin e një galerie arti ndërsa u pa për herë të parë me Kaulitz në fillim të 2018-ës dhe zgjodhën ta bëjnë publike romancën në Cannes AmfAR në maj të 2018-ës. Muzikanti ka qenë gjithashtu i martuar me ish-bashkëshorten nga 2015-2018.

Burimet thonë se në dhjetor kur Kaulitz i propozoi Klum ai në fakt kërkoi dorën e ish-modeles te katër fëmijët e saj Leni, 15; Henry, 14; Johan, 12; dhe Lou, 10 vjeç.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF