KreuCelebrity

Miley Cyrus nuk dëshiron të ketë fëmijë me të shoqin, Liam Hemsworth!

Janë martuar prej disa muajsh, ndërsa kanë qenë bashkë ( me ndonjë ndërprerje) për gati 10 vjet. Por pavarësisht kësaj, këngëtarja nuk dëshiron fëmijë me te shoqin, Liam.

Ja argumenti I saj: “ Marrëdhënia ime është unike, është aq komplekse dhe moderne sa nuk besoj se njerëzit do ta kuptonin. Domethënë, vërtet mendojnë se do të rrija në shtëpi duke përgatitur darkën? Jam në një marrëdhënie heteroseksuale, por sërish joshem nga femrat. Por kam marrë një vendim, e di që njeriu që kam në krah ka mjaft kujdes për mua. E sigurtë është që unë nuk hyj tek roli tipik I gruas. As nuk më pëlqen ajo fjalë“, ka thënë Miley.

Artistja mendon se roli I femrës nuk duhet të jetë ai riprodhues. Përvec kesaj, Miley ka bindjen që planeti dhe mjedisi përreth janë në rrezik, e fëmija nuk duhet të përballet me të tilla probleme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF