KreuCelebrity

“Nuk dilte pa të motrën“; tragjedia në kanionin e Holtës ku u mbyt 25 vjecarja!

I gjithë opinion publik shqiptar u trondit nga ngjarja e rëndë e një dite më parë, kur një 25 vjecare u mbyt në kanionin e Holtës. Ajo që duhet të ishte një shëtitje e bukur u kthye në makth për familjen e vajzës.

Ngritja e beftë e nivelit të ujit dhe rrymat e fuqishme e kanë tërhequr me vete, duke bërë që ajo të mos shpëtohej dot. I vëllai e ka kërkuar pa pushim I dëshpëruar, sic rrëfen kreu i Zjarrfikëses në Gramsh, Ilir Llapushi. “Kur erdhëm ne vajza sipas parashikimeve tona ishte mbytur, por ne shpresonim të ishte gjallë. Me shumë vështirësi çamë dallgët dhe arritëm në fund, aty ky rryma godet më shumë, pasi 25-vjeçarja dhe i vëllai kishin shkuar deri në fund të kanionit. Vëllai kërkonte motrën, u munduam ta qetësonim, por nuk pranonte që të dilte“, u shpreh Llapushi.

Vajza dhe familja e saj që jetonte në Savër të Lushnjes, kishin vendosur të kalonin një fundjavë ndryshe, dhe fakti qe i vëllai i saj ishte kthyer nga Gjermania, ka qene shkaku pse kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt këtyre kanioneve. Duket se 25-vjeçarja kishte planifikuar  të udhëtonte drejt Gjermanisë për pak ditë ku do të ushtronte profesionin e saj si infermiere, degë për të cilën  kishte përfunduar studimet në Shqipëri.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF