Zbulohet arsyeja e ndarjes së Inva Mulës nga Ethem Ramadani

Duket se ka marrë fund martesa e sopranos Inva Mula dhe bashkëshortit të saj Et’hem Ramadani. “Panorama Plus” shkruante të dielën se dyshja prej kohësh kishte probleme në bashkëjetesën e tyre, dhe muaj më parë nisën të qarkullonin thashetheme për një krisje në martesën e sopranos dhe biznesmenit.

Miqtë pranë çiftit i kanë thënë gazetëës së shkak për ndarjen e çiftit anë bërë problemet ekonomike. “Sipas miqve të tyre, kontradiktat kanë nisur për çështje ekonomike, duke qenë se as njëri dhe as tjetri nuk kanë fitime që kishin në fillimet e njohjes së tyre. Për Invën, njohja me Ethemin 11 vite më parë, ishte një histori princeshash, me pushime dimërore në kështjella e destinacione luksoze dhe pushime tremujore verore në jahtet e tij, ku Inva kishte të instaluar madje edhe pianon e saj,” shkruan Panorama.

Sopranoja dhe biznesmeni u njohën 11 vite më parë dhe nga kjo martesë ka ardhur në jetë vajza e tyre e vogël Nina.

Previous ArticleNext Article