Albana Osmani flet për herë të parë për largimin nga Top Channel

Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se prezanuesja Albana OSmani ishte larguar përfundimisht nga Top Channel, televizioni ku nisi dhe zhvilloi karrrierën e saj. Largimi pas 15 vitesh i Osmanit u komentua shumë ne rrjetet sociale dhe madje shkak u tha se ishin pakënaqësitë e lindura mes dy palëve dhe mospërfshirja e Albanës në programet e televizionit.

Për herë të parë vetë Albana ka folur për këtë çështje në llogarinë e saj në Instagram kur është pyetur për vërtetësinë e lajmeve të largimit nga Top Channel..

“Unë qëndroj në statusin më të lartë në botë. Jaam fëmijë i Perëndisë së gjallë. Atij i jam mirënjohëse për talentet, dhuratat dhe mundësitë për të realizuar çdo ëndërr timen me punë dhe energji e gëzim. Personalisht më pëlqejnë shumë sfidat ndaj jam gjithmonë gati për gjra të bukura! Ka kaq shumë përpara dhe jam e lumtur”, ka shkruar Osmani duke shmangur përgjigjet e drejtëpërdrejta.

Ajo ka treguar ndër të tjera se shumë shpejt do të rikthehet në ekran e se momentalisht është duke shqyrtuar propozimet dhe ato që ka propozuar.

Previous ArticleNext Article