KreuStil Jetese

Fustani 30 dollarësh i mbretëreshës Letizia që po cmend rrjetin!

Mbretëresha e Spanjës, Letizia, konsiderohet si një prej femrave më të kuruara në mesin e familjeve mbretërore europiane. Stili I saj e ka kthyer prej kohësh në një magnet për femrat që pëlqejne modernen e njëkohësisht dhe elegancën. Ndaj me vëmendjen që gëzon, nuk është cudi që ka tërhequr pafund klikime për fustanin e saj më të fundit, I hapur tek shpatullat, me xhepa e I gjatë poshtë gjurit.

Eleganca e shkrirë me sportiven ishte përkufizimi I bërë veshjes së saj. Por ai që entuziasmi më shumë fansat ishte cmimi I fustanit: vetëm 30 dollarë. Ai origjinal në fakt është në 90%, megjithate aktualisht është me ulje dhe po shitet me shpejtësi.

Monarkja spanjolle në fakt e ka treguar me kohë se nuk e ka problem të mbajë rroba të lira nëse janë vërtet të bukura e I pëlqejnë, edhe pse normalisht I lejon vetes të blejë edhe vetëm ato më të shtrenjtat!!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF