Modelja shqiptare e pranon hapur: “Jam pishman që bëra buzët”

Modelja e njohur shqiptare Vildane Zeneli ka pranuar hapur pendesën e saj për një ndërhyrje të bërë disa vite më parë.

Në kohën kur u duk se trendi i buzëve të bëra u përhap në masë, modelja u bë pjesë dhe vendosi të zmadhonte edhe ajo buzët e saj. “Jo që kisha ndonjë problem por i bëra për qejf” u shpreh 32-vjeçarja e ftuar në emisionin “Nin” përballë gazetarit Alaudin Hamiti.

Ish-miss Kosova 2009 e lindur në Kosovë por e rritur në SHBA ka pranuar ndër të tjera se ajo është bërë pishman që i ka bërë buzët dhe se tani dëshiron t’i heqë.

Previous ArticleNext Article