KreuCelebrity

Rudina Xhunga: “ Nuk do të ketë një fëmijë tjetër“!!!

Moderatorja e njohur është rrëfyer për “My Living“ , duke treguar plot episode mbi të bijën e cila shfaq që tani shenjat e një karakteri të fortë, e duke bërë njëkohësisht edhe pohime disi më personale.

Ciftet me fëmijë të vetëm e dëgjojnë shpesh refrenin: “ Po tjetrin kur do e bëni?“ . Por Rudina Xhunga e sqaroi publikisht se një gjë të tillë, nuk e ka aspak në plan. “Nuk do të ketë një fëmijë tjetër. E kemi mbyllur me Alanën”, tha ajo.

Po Alana vetë cfarë mendon?

“Në fillim donte dhe e kishte me qejf, por tani ka hequr dorë dhe ajo dhe nuk diskutohet. Ndonjëherë kur unë kam shumë bark, si sot përshembull, më thotë: ‘Mendoj që je shëndoshur. Po pse?’ , i them unë: ‘Mund të kem një beb’, ‘Jo nuk e besoj’, më thotë”- , ka qenë pohimi I Rudinës. Me sa duket, kjo cështje tashmë është vulosur dhe të gjithë kureshtarët mund “të flenë të qetë“!!!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF