“Se ti ta shton jetën”; ja si e bëri krenare Sindi mami Manjolën!

 

Me arritjet e saj personale tashmë jemi mësuar, pasi të gjithë kemi qenë e jemi dëshmitarë se si një artiste, nënë, bashkëshorte e grua si ajo ka marrë ‘fleta lavdërimi’ gjatë gjithë jetës së saj.

Manjola Nallbani ka patur një arsye më shumë për t’u ndjerë krenare, e kësaj here ‘autorja’ që ja ka ngritur zemrën peshë mamit është vajza e saj e vogël Sindi.

E vogla e familjes ka mbyllur ciklin 9 vjeçar të shkollës, me rezultate të shkëlqyera, ndërsa nuk ka munguar as “Fleta e Lavdërimit” për nxënësen Sindi Tona, e cila me të drejtë ja ka shtuar jetën mamit artiste që ka ndarë gjithë krenari në rrjetin social arritjen e vajzës.

Me siguri arritjet e vajzave të saj, e kanë emocionuar dhe do të vijojnë ta emocionojnë Manjola Nallbanin më shumë se çdo trofe a çmim në karrierën e saj personale.

Previous ArticleNext Article