Vendi i pazakontë ku u njoh Vaçe Zela me bashkëshortin!!!

Pjetër Rodiqi, bashkëshorti i artistes së ndjerë Vaçe Zela ka ndërruar ditën e sotme pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë.

Por si u njoh Vaçe Zela me bashkëshortin me të cilin ndau 52 vite jetë?

Ndohja e dy të rinjve ka ndodhur në vitin 1963, asokohe Pjetri kryente Shërbimin Ushtarak në Lushnje dhe ishte 27 vjeç ndërsa nuk e kishte idenë se kush ishte Vaçja që ishte te të 24-tat. Nëse mendoni se njohja e tyre ka ndodhur në Shtëpinë e Kulturës apo në ndonjë festival, gaboheni!!!

Ata u njohën në bilardo!

“Nuk e dija as kush ishte Vaçja, as që ekzistonte.  E njoha në bilardo, madje duke bërë një lojë me të. Kujtoj që më mundi. Ishte vajzë e shkathët, simpatike, pastaj kur  e ndoqa në shfaqje te këndonte më magjepsi. Unë isha 27 vjeç, kurse Vaçja 24. Bëhet fjalë në vitin 1963. Nuk bëmë dasmë tradicionale, dashuria për ne të dy, ishte gjithçka. Jetuam bashkë 52 vjet. Pastaj aktiviteti i saj artistik startoi në Estradën e Ushtarit dhe më pas në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve.”, ka rrëfyer i ndjeri Rodiqi në një intervistë të dhënë 3 vite më parë për ‘Koha Jonë”.

Vaçe Zela dhe Pjetër Rodiqi qëndruan bashkë të martuar për 52 vite dhe janë prindër të një vajzë të quajtur Irma. Artistja e mirënjohur ndërroi jetë në Zvicër në Shkurt të 2014-ës për shkak të sëmundjeve nga të cilat vuante vitet e fundit, ndërsa mëngjesin e 16 Korrikut u nda nga jeta edhe bashkëshorti i saj Pjetër.

Siç shkruan edhe e bija Irma në njoftimin për humbjen e të atit: “Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë mamit.

Previous ArticleNext Article