Brenda PHOS, ekspozitës së arkitektes Emira Zenelaj!

 

Ndonëse e diplomuar për Artiketurë dhe ushtron profesionin e saj në një kompani prestigjozë në Tiranë, aparatin fotografik ajo e mban përherë me vete, si një mjet me anë të cilit, në çdo moment kur Emira Zenelaj sheh një dritë apo hije të përshtatshme, fikson në celuloid një imazh, peizash a objekt duke formuar mandej fotografinë; pasonin e madh të Emirës.

Pasionin e saj për fotografinë më të gjitha dimensionet e saj, arktektja Zeneli nuk ka dashur t’i ruajë vetëm në aparatin e saj, por pasi ka mbledhur punimet e saj më të mira, i ka shfaqur në një ekspozitë të quajtur PHOS.

Prej datës 15 korrik në Galerinë FAB në Tiranë çdo pasdite do të shfaqet një seri fotografish të realizuara në momente të ndryshme të lindjes së diellit, ku është studiuar loja e dritës në subjektin femëror, duke krijuar kështu një atmosferë të ngjashme me realizmin magjik.

Previous ArticleNext Article