Nisin pushimet, Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj kapen mat

Luana Vjollca dhe partneri i saj Krenar Çoçaj kanë lënë Shqipërinë dhe Kosovën për të kaluar disa ditë pushimi së bashku.

Dyshja e njohur e showbiz-it është fotografuar në aeroportin e Malpensas në Milano teksa bëjnë check in dhe fotoja e publikuar nga JOQ e shfaq çiftin krah njëri-tjetrit.

Prezantuesja e “Shiko kush Luan” është munduar të kamuflohet me anë të kapeles së saj t ëzezë ndërsa duket e veshur me një xhaketë të verdhë.

Nuk dihet destinacioni i radhës i çiftit që vazhdon ende ta mbajë private lidhjen e tyre.

Previous ArticleNext Article