De Grisogono ekskluzivisht në Kastrati Jewellery!

De Grisogono bëri një çerek shekulli jetë! Po aq sa edhe Kastrati Jewellery, dyqani i famshëm i diamantëve në Tiranë! Janë dy histori suksesi që nuk kanë të përbashkët vetëm zanafillën, por të dy janë një pikë referimi për të apasionuarit pas bizhuterive luksoze dhe modës së lartë!

De Grisogono është sot një nga markat e preferuara të yjeve botërorë dhe jo vetëm, për risinë që solli krijuesi i saj Fawas Gruosi, i cili ndryshoj kryekëput traditën e trajtimit të diamantëve.

Lindur nga imagjinata e një vizionari të vërtetë, krijimet e de GRISOGONO janë ato që askush tjetër nuk ka guxuar ndonjëherë të krijonte. Ata janë sekreti i një stili unik dhe origjinal; kontraste të papritura; materiale të guximshme, struktura komplekse, estetikë, inovative, të lëvizshme dhe gjithnjë në zhvillim, linjat e tyre të guximshme pohojnë veten me forcë pa kompromis.

Fawas Gruosi, themelues dhe kurator i imazhit të De grissogono ka sjellë një markë luksi me ndërthurjen e pasionit të tij per gurët e çmuar dhe të qindra kërkimeve për llojet e ndryshme të arit dhe argjendit. Vizioni i tij revolucionar, sjell dinamizëm, modernizën dhe origjinalitet në artin e bizhuve.

Marka është themeluar ne Gjenevë, në vitin 1993. Fillimisht një dyqan i vogël argjendarie me stilin e vet barok dhe intimidues, sot një sukses botëror dhe imazh i njerëzve të famshëm!

Kjo markë luksi në Shqipëri gjendet në Kastrati Jewellery, një nga emrat më të rëndësishëm të bizhuve në vend, e preferuar e personazheve të artit dhe biznesit në vend.

Diamanti është përgjithmonë Klasi, Finesa dhe Cilësia e Kastrati Jewellery. Bizhuteri të punuara me një kujdes të vecantë, të sjella te ju me stil dhe elegancë të modës së lartë.

Kastrati Jewellery

Authorised Dealer of : deGRISOGONO, DAMIANI, CRIVELLI, ROBERTO COIN, CHANTECLER, STENZHORN, NANIS, SALVINI, HELLMUTH.

Adresa: Rr Papa Gjon Pali II, Tiranë.

kastratijewellery.al

Previous ArticleNext Article