KreuStil Jetese

Fustani i gjatë me lule që “po cmend“ yje të ekranit e pjesëtare të familjeve mbretërore!

Fustani I gjatë me lule, qofshin ato të vogla apo të mëdha, është kryefjala e momentit mes yjeve të ekranit e pjesëtareve të familjeve mbretërore, që janë mrekulluar pas tij.Lady Kitty Spencer, mbesa e Princeshës Diana, mbajti një fustan përrallor me lule gjatë një séance fotografike në brigjet e liqenit të Como-s, në Itali. Trëndafilë të mëdhenj rozë qenkë stampuar në pjesën e tyltë në ngjyrë nudë. Duket sikur janë bërë tatuazh në trup, ishte komenti I saj për krijimin e Dolce&Gabbana.

Kate Hudson tregon se dhe fustani sport me lule të vogla mund të jetë mjaft joshës

Pipa Middleton e preferon pak më lart se kyci I këmbës gjatësinë e fustanit, por lulet sigurisht nuk mungojnë

I mrekullueshëm fustani me lule shumëngjyrëshe I Monica Bellucci-t

Kate Middleton na la “pa frymë“ me fustanin aq delikat me lule blu që veshi në shëtitjen me mbretëreshën, por edhe vetë monarkja fustanin poshtë pardesysë, me lule e ka.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF