Stili i Bojken Lakos ka dalluar perpara famës!!!!

Bojken Lako dallohet për origjinalitetin e muzikës së tij dhe zërin e thellë e tejet të vecantë, por këngëtari mjaft I vlerësuar shqiptar bie ne sy edhe për dicka tjetër: stilin e tij të veshjes, dhe pamjen në përgjithësi.

Bojkeni nuk e ka pasur problem të eksperimentonte me flokët nga të kuqe e deri tek bjond fare, atëherë kur meshkujt shqiptarë nuk e konsideronin “trend“ si tani një gjë të tillë; nuk druhej të mbushte veshët me vëthë e të guxonte me aksesorë të tjerë, ashtu sic bëjnë në fund të fundit, rrokerët e vërtetë, që pasionin e tyre për këtë rrymë muzikore, kërkojnë ta shfaqin dhe vizualisht.

Por Bojkeni këto tendenca nuk i paska të fituara vonë dhe një foto e postuar prej tij në rrjetet sociale, e dëshmon më së miri një gjë të tillë. “Vitet e arta `90“, shkruan ai duke na treguar se kur është shkrepur fotoja ku shohim një Bojken fare të ri, por me veshje të vecantë dhe që bie fort në sy.

Nuk do të prisnim më pak prej tij në fakt, por kjo na konfirmon se mbetet origjinal në cdo gjë që bën!!!

Previous ArticleNext Article