KreuArt

Jeni të apasionuar pas baletit?! Ilir Shaqiri sjell në Shqipëri kursin e formimit më të madh që është bërë ndonjëherë!…

 

Kursi më i madh i formimit në fushën e  baletit, për herë të parë bën bashkë studentë nga Shqipëria e Italia, nga datat 2 deri 8 shtator, nëpërmjet një workshop-i  të kualitetit të lartë. Një nismë e marrë nga balerini i njohur Ilir Shaqiri, i cili siguron që të apasionuarit pas baletit, do të dalin me një bagazh artistik të zhvilluar nga ky workshop, dhe do t’ju shërbejë atyre për të mësuar dhe kuptuar se si zhvillohet arti përtej kufijve…

Fillmi i shtatorit është menduar nga ju si periudha e duhur për të realizuar workshop-in e baletit “Dance Experience Tirana”. Mund të na jepni disa detaje rreth këtij workshop-i?

Dance Experiencë Tirana është një event baleti që organizohet në Shkollën e Baletit me dy organizatorë të tjerë, Tomorr Kokona është një balerin shqiptar që jeton në Londër, i cili është një ‘talent scout, dhe ndërsa bashkëpunëtori tjetër është italian, edhe ai ‘talent scout’ në Itali që quhet Vincenzo Macario. Të tre së bashku kemi menduar të organizojmë këtë workshop në Shqipëri. Zgjodhëm Shkollën e Baletit sepse është shkolla që më ka formuar si balerin. Do ketë disa kurse kërcimi në disa zhanre baleti, që do të udhëhiqen nga koreografë dhe balerinë të tjerë të njohur. Workshop-i do të zgjasë nga datat 2 deri më 8 shtator, për t’u finalizuar me një koncert baleti që do të mbahet tek Amfiteatri i Liqenit. Dua të theksoj se në këtë workshop do të ketë edhe talente nga Italia të cilët kanë filluar që tani të prenotojnë pjesmarrjen e tyre.

Si mund të bëhen pjesë ata që duan të të jenë aty? 

Të gjithë ata që do të duan të marrin pjesë në këtë kurs formimi sa i përket baletit klasik e atij modern, duhet të shkruajnë në proflim tim në Instagram, apo në facebook. Për pjesmarrësit nga Shqipëria do të aplikojmë ulje çmimi.

Cilët mund të marrin pjesë në këtë workshop dhe a ka një kod veshje?

Mund të marrin pjesë fëmijë që nga moshat 9 vjeç, e derie dhe tek maxhorenët, të rritur apo edhe balerinë profesionistë, sepse grupet do të jenë të ndarë në bazë të kualitetit të pjesmarrësve dhe moshave. Nuk duhet të harrojnë të kenë me vete veshjet përkatëse të zhanerit të baletit që ata lëvrojnë; përshmebull nëse janë për baletin klasik, duhet të kenë me vete badi, puantet (papuçet e baletit) ndërsa tek baleti klasik zgjedhja e veshjes është pak më e lirë, por duke qenë tek sportivja në mënyrë që të kërceni lirshëm.

Keni ndjekur një strategji që ky projekt të rezultojë i suksesshëm?

Bashkëpunimi është strategjia jonë. Me Encon dhe Tomin njihemi prej shumë vitesh dhe kemi realizuar edhe bashkëpunime të tjera të cilat kanë rezultuar tejet të suksesshme. Kësaj here thamë pse të mos i mbledhim forcat, energjinë, pasionin dhe bëjmë këtë kurs siç bëjmë në Itali, Londër apo në gjithë botën…

Së fundmi vajza juaj po kthehet në një yll në kinematografi. Si e keni pritur ju suksesin e saj në moshë kaq të re?

Çelësi i sukesit të Emilit është vullneti dhe sakrifica që në përgjithësi kanë nxënësit dhe fëmijët shqiptarë, gjë që nuk e shoh tek nxënësit e huaj. “Të luash më pak, e të studiosh shumë më shumë”; këtë ka bërë Emili për të arritur aty ku është sot. Emili është një vajzë shumë e përpiktë në detyrat e saj, si në shkollë ashtu edhe në art,, dhe kjo ka dhënë frutet e veta. Është vetëm 15 vjeç, por ka një tur shumë të pasur në Itali në çdo qytet. Suksesi që ka Emili na jep jashtëzakonisht shumë sodisfaksion mua edhe Emanuelës.

Për çfarë e këshilloni më shumë vajzën tuaj? A ka një shprehje a këshillë që ajo e mban përherë ‘me vete’ prej jush?

Sigurisht që do të doja që Emili të bëhej një yll ndërkombëtar, pse jo si shumë shqiptarë të tjerë që kanë arritur të depërtojnë artin botëror, do të doja shumë që edhe vajza një ditë të ishte midis tyre. Ajo çfarë i them shpesh dhe çdo ditë vajzës time, është që të jetë me këmbë në tokë, por kokën lart dhe sigurisht shumë punë e shumë modesti…duke patur parasysh këto gjëra them se mund të ecësh gjithmonë përpara në mënyrë konstante, pa bërë zigzage apo pa patur ulje ngritje…

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF