Këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë!!!

Pritjes së ëmbël I erdhi fundi: Rona Nishliu është bërë nënë për herë të parë!

Burime për “Prive.al” thonë se Rona ka sjellë në jetë një vajzë, të cilës I ka vënë emrin  Noa. Nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë, e shumë shpejt priten detaje të mëtejshme, ndonëse Rona dihet se është mjaft e rezervuar për jetën e saj private.

Edhe lajmin e shtatzanisë ajo e zbuloi mjaft vonë. Këngëtarja me zërin e fuqishëm lidhi kurorë vitin e kaluar me Florin nga Tirana, I cili kishte qenë partneri I saj prej 10 vjetësh. Kur rrëfu shtatzaninë, përpara promovimit të albumit të saj “Mindili”, ajo u shpreh se ia dedikonte atë fëmijës së vet. “Ky album shkon për ty, që jam duke të mbajtur prej disa muajsh brenda meje, duke pritur ende për takimin e parë. Ti dhe të gjithë fëmijët duhet të zbuloni se çfarë e inspiron muzikën tonë kombëtare dhe regjionale. Pas dëgjimit të këngëve të mia, hulumtimit për performancat dhe këngët origjinale të pazëvendësueshmeve, Nexhmije Pagarusha, Rexho Mulliqi, Rifat Kukaj, Tish Daija, Rashid Krasniqi, Muharrem Qena, Jusuf Gërvalla, MAK Roc Band, Esma Redzepova, Zajzi Trio etj. Jam falenderuese për të gjithë autorët dhe performuesit dhe trashëgimin e tyre të pavdekshme dhe inspirimin që ende bartin”, ishin fjalët e shkruara prej Ronës.

 

Previous ArticleNext Article