KreuCelebrity

Mbreti la fronin për modelen ruse, ndahen pas një viti!!

Vetëm një vit zgjati historia e dashurisë së ish mbretit malajzjan, Muhammad V al Malaysiei dhe mbretëreshës rusë të bukurisë, Rihana Oksana Veovodina.

Të dy ata janë divorcuar, ndonëse kanë një djalë vetëm pak muajsh. Ish mbreti I shtetit Kelantan, në verilindje të Malajzisë abdikoi nga froni që të mund të martohej me fotomodelen.

Ata dukeshin shumë të lumtur me njëri-tjetrin, madje deri në atë pikë sa sulltani të braktiste kurorën për zemrën e një gruaje. Muhammad V I Kelantan (50 vjec), u fejua zyrtarisht me rusen 27 vjecare në muajin nëntor dhe besohet se abdikoi nga froni për të, ndonëse nuk e deklaroi publikisht arsyen e vendimit për të hequr dorë nga froni.

Mendohet se një deklaratë e ruses ka shkaktuar shqetësim mes pjesëtarëve të familjes mbretërore, përmes të ciëls ajo përcillte shpresën që një ditë I biri do të bëhej “princ kurore dhe mbreti I ardhshëm I Malajzisë“!!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF