Hilja gjeniale që zhduk një herë e përgjithmonë erën e keqe të këpucëve!

Me siguri ju ka ndodhur të haseni me aromën e rëndë të këpucëve tuaja pasi i keni mbajtur veshur për disa orë dhe ende skeni gjetur një zgjidhje për këtë.

Në mesin e mënyrave që qarkullojnë në internet për të eleminuar erën e keqe në këpucë, një hile e re dhe gjeniale është zbuluar pak ditë më parë nga një blogere pastërtie në internet.

Lynsey Crombey e njohur në Instagram ndeyshe edhe si “mbretëresha e pastërtisë” ka zbuluar se aroma e pakëndshme mund të zhduket nëse vendosni brenda këpucës bustina çaji.

Vendosni disa bustina çaji brenda këpucëve të tua për të luftuar aromat e këqija që shkaktohen nga nxehtësia dhe bakteret dhe lëreni në një vend të thatë dhe të ngrohtë, sa më gjatë aq më mirë. Bustinat e çajit janë shumë absorbuese dhe do të thithin edhe aromat.”, shpjegonte Crombey në postimin e saj.

Previous ArticleNext Article