KreuStil Jetese

Angelina Jolie i rikthehet ngjyrës së preferuar në veshjen elegante të eventit të fundit!!

Pas shumë spekullimeve në media, Angelina Jolie pohoi se do t`I bashkohet university të Marvel-it. Me suksesin që shijuan falë Avengers: Endgame dhe Spider-Man: Far From Home, ata të Disney-it po përgatiten për një tjetër “kryevepër“:  “Marvel, The Eternals“. Angelina Jolie e konfirmoi se do të jetë pjesë e kastit të The Eternals, duke interpretuar Thena-n. “Jam shumë e lumtur që gjendem këtu. Do të punoj 10 herë më shumë sepse e di që të jesh pjesë e këtij “universi“, do të thotë të jesh pjesë e familjes“, është shprehur ajo. Angelina u shfaq në Comic Con me një fustan elegant të zi, duke iu rikthyer kështu ngjyrës së preferuar.

Fustani i thjeshtë, por mjaft i bukur I kapur mbi njërin sup, puthitej lehtë pas trupit në pjesën e sipërmë, ndërsa vinte pak më i lirshëm poshtë.

Angelina ka preferuar të mos rrezikojë aspak duke i bërë një kombinim të thjeshtë me këpucë të zeza, dhe një kapje të thjeshtë të flokëve bisht, por sërish, shkelqente!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF