KreuCelebrity

Martohu me dikë që të sheh, siç Besniku sheh Jonida Vokshin!

 

Aktorja Olta Daku ka postuar në instagramin e saj një foto të çiftit Jonida Vokshi- Besnik Krapi, shoqëruar me fjalët:

“Martohu me dikë që të sheh kështu”

Dhe në fakt Olta ka shumë të drejtë!  Edhe sikur të mos i njihnim fare, as Jonidën e as Besnikun, edhe sikur të mos e dinim që ata prej disa vitesh po jetojnë një histori dashurie, edhe sikur të mos e dinim që në shtator çifti do t’i thonë Po njëri tjetrit….edhe nëse në këtë foto do të ishin dy njerëz krejt të panjohur për ne, mënyra se si Ai po e sheh Atë, i thotë të gjitha…

Në këtë foto e atë shikim mund të lexohet qartazi kimia, dashuria, e ndjenja që Besniku dhe Jonida ndajnë me njëri tjetrin.

Lum kush e gjen një shikim të tillë!

Ndaj vajza, le ta themi edhe një herë: “Martohuni me dikë që ju sheh kështu…, siç Besniku sheh Jonidën”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF