KreuCelebrity

Pas gjyqit të kujdestarisë, Bradley Cooper fotografohet me vajzën Lea!

 

Një muaj e gjysmë pas ndarjes së Bradley Cooper dhe Irina Shayk, çifti ka vendosur që secili prej tyre të ketë kujdestari të plotë e të barabartë sa i përket vajzës Lea De Siene.

Aktori dhe modelja kanë mbetur miq edhe pas ndarjes, dhe i vetmi kusht që i kanë vënë njëri tjetrit është që do të jetojnë të dy në New York në mënyrë që të bashkëpunojnë më lehtë me njëri tjetrin.

Pas gjyqit për kujdestarinë e vajzës, 44 vjeçari është fotografuar për herë të parë me vajzën 1 vjeç e gjysmë, dhe dukej një baba (single) tejet i përkushtuar teksa mbante në krah Lean, dhe çantën me mjetet e domosdoshme të vogëlushes.

Bradley me siguri do të ketë shumë femra në krah gjatë jetës së tij, por qetësinë dhe lumturinë që shpreh në portret teksa mban në krah vogëlushen e tij nuk do ta ketë me asnjë vajzë tjetër.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF