KreuCelebrity

Princi George mbushi 6 vjec me nje kolazh fotosh të adhurueshme!!

Djali I madh I princit William dhe Kate Middleton mbushi 6 vjec, dhe albumi I foteve të reja të tij ishte urimi më I bukur I ditëlindjes nga prindërit. Fotot I ka realizuar vetë e ëma dhe janë të adhurueshme. Duke qeshur me gjithë shpirt, e njërin dhëmb të rënë, momentet e gëzimit dhe haresë së princit të vogël, janë mishërim I dlirësisë femijore.

“Gëzuar ditëlindjen George! Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë të lumtur të ndajnë foto të reja të Princit Geogre me rastin e ditëlindjes së tij të gjashtë. Këto fotografi janë shkrepur pak ditë më parë në kopshtin e Kensington Palace, nga Dukesha e Kembrixhit. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të ëmbla”, -shkruhet në krah në fotografive të postuara në Instagram nga Kensington Palace.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF