KreuCelebrity

Të gjithë në kërkim të kërthizës së Xhensilës: Fansat ‘sulmojnë’ këngëtaren në foton e fundit!

Fotot e radhës së Xhensila Myrtezaj, duket se nuk morën ‘feedback-un’ që artistja ka pritur, pasi kësaj here pjesa më e madhe e komentuesve u morën me kërthizën e saj.


Çfarë ka një kërthizë që të merren dhjetra komentues vetëm me të?!


Por, ja; një pjesë e mirë e atyre që kanë komentuar në fotot e fundit të Xhensilës janë të bindur që këngëtarja e ka tepruar me fotoshopin, aq sa edhe e ka zhdukur kërthizën fare.

Për hir të së vërtetës, kërthiza e Xhensilës duket ca si tepër e sfumuar, e barku po ashtu, por gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që mami i Ajkës t’i jetë futur palestrës ‘me kokë’ e pse jo ta ketë arritur ta rikthejë barkun me muskuj, ndonëse ka vetëm një vit që është bërë nënë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF