Cfarë thotë forma e hundës për ju dhe personalitetin tuaj!!!

Ka disa lloje hundësh të cilat janë pak a shumë më të përhapura tek njerëzit. Shumë besojnë se forma e hundës tregon dicka edhe për karakterin e njeriut, intelektin apo edhe suksesin në jetë. Ja shpjegimet që japin ata:

Hunda greke : është një hundë mjaft normale, e vizualisht tërheqëse. Ka përmasat e duhura dhe nuk bie shumë në sy në fytyrë. Thjesht perfekte! Njerëzit me këtë lloj hunde janë të zgjuar dhe shumë praktikë.

Hunda nubiane: është më e sheshtë dhe e gjerë. Është më shumë karakteristikë e njerëzve me prejardhje afrikane. Ata që kanë këtë lloj hunde janë shumë shprehës dhe optimistë.

Hunda në formë “shqiponje“: është lidhur përgjithësisht me shtrigat, ndaj nuk konsiderohet e bukur, por njerëzit me këtë hundë janë liderë të lindur, e të suksesshëm.

Hunda romake: e drejtë, dhe me një si kurriz të lehtë, të cilin shumë zgjedhin ta heqin përmes ndërhyrjeve estetike. Njerëzit me këtë hundë janë miq fantastikë dhe prindër të shkëlqyer.

Hunda “Nixon“, e pagëzuar sipas ish presidentit amerikan të përfshirë në skandalin Watergate.Njerëzit me këtë lloj hunde konsiderohen të pasinqertë e ndoshta, dhe  manipulues.

Hunda e gjerë dhe pak e shtypur është tipari i atyre që nuk kanë frikë të rrezikojnë dhe të mbrojnë me zjarr pikëpamjet e veta.

Hunda “qiellore“: shikon lart, për nga yjet, tregon një karakter të pastër

Previous ArticleNext Article