KreuFashion

Aksesorët e flokëve nuk kanë qenë asnjëherë kaq ‘cute’ sa tani!

Me siguri ju kujtohen kapëset apo karficat që na vinin në flokë kur ishim vajza të vogla. Stilistët  kanë menduar të na i rifreskojnë edhe një herë kujtimet e fëmijërisë, duke sjellë në vëmendje pikërisht këto aksesorë, me ndryshimin e vetëm që tani jemi të rritura.

Me rruaza, gurë, printe lulesh e yjesh, dizenjo e forma të ndryshme, aksesorët e flokëve nuk kanë qenë asnjëherë kaq ‘cute’ sa tani.

Një kapje anash e flokëve, të mbledhura pas koke, apo të kapura përgjysmë, karficat trend të kësaj vere do t’ju kthejnë sërish në një vajzë të vogël, të ëmbël e lozonjare.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF