KreuCelebrity

Dieta e Meghanit pas lindjes është e gabuar, ja përse!

Meghan Markle është krenare për stilin e saj të shëndetshëm të jetesës, që do të thotë ushqime të freskëta dhe shumë sport. Megjithatë, si feministe e bindur ajo mbron të drejtën e grave, sidomos atyre që sapo kanë lindur, për të pasur ca kile më shumë. Kështu që ndryshe nga kunata, Kate Middleton që nisi t`I hiqte kilet menjëherë pasi solli në jetë fëmijën e tretë, princin Louis, Meghani tre muaj pas lindjes vazhdon të shfaqet në publik goxha e rrumbullakosur.

Me pak fjalë, nuk po mban ndonjë dietë drastike, vetëm një regjim ushqimor sa më natyral që të jetë e mundur: në mëngjes, ha kos me fruta të freskëta ( sidomos banana( e të thata, cereal dhe mjaltë. Por ekspertët thonë se mëngjesi duhet të ketë vërtet shumëllojshmëri përbërësish, dhe frutat e freskëta, kosi e tërshëra janë mjaft të mira, por mjalti dhe frutat tropikale jane burim sheqeri. Më mirë fruta pylli.

Meghani nuk pi kafe, vetëm ujë të ngrohtë me limon. Sërish ekspertët thonë se kafja nuk duhet shmangur krejtësisht, edhe pse nuk duhet ekzagjeruar. Ato vonon demencën, përmirëson funksionimin e mëlcisë, I bën mirë zemrës dhe arterieve. Sa për ujin e ngrohtë me limon, nuk ka prova shkencore që të tregojnë se ka vërtet ndikimin e pretenduar; më mirë ujë natyral.  

Në drekë, Meghan ha sallata me bazë quinoa ose oriz, me ca proteina te shtuara nga mishi I pules, ndërsa preferon fasulet dhe perimet e pjekura, ose dhe një tost me vezë dhe avokado. Por ky I fundit nuk këshillohet nga specialistët pë rata që duan të humbin peshë, sepse është mjaft I pasur me yndyrna. Sa për quinoan, thonë se më mirë është orizi integral, ose një makaronë e lehtë me vongole.

Darka e dukeshës është: tacos vegjetarianë, quinoa dhe prapë sallatë, me raste sushi, salmon, sojë dhe një gotë verë. Sushi është OK për ekspertët, por nuk duhet ekzagjeruar më sasinë.

  

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF