Gadget të rejat e fundit të teknologjisë

Risitë e fundit të teknologjisë, disa prej tyre ideale për pushime.

LG V40 ThinQ

Kompania koreane sjell telefonin inteligjent LG V40 ThinQ, duke triumfuar me një risi, një aparat me pesë kamera, tre në pjesën e pasme dhe dy para. Ekrani 6.4 inç OLED ka procesor Qualcomm Snapdragon 845 dhe RAM 6 GB, duke e kthyer në një objekt të dashur për të gjithë të apasionuarit pas telefonave.

 

Printoje në çast!

I përshtatur më së miri për çdo version telefonash Android dhe iOS, ky printer i lëvizshëm i prodhuar nga Kodak, arrin të printojë në çast fotot që dëshironi, mjafton ta sinkronizoni me çdo pajisje, duke ju rikthyer edhe një herë pas në kohë, kur rëndësia e një fotoje ishte në momentin kur ajo printohej.

 

Radio diellore

Kjo radio është shumë në modë falë dizajnit retro me motive tropikale. Mund të kthehet në një nga aksesorët më të bukur të verës, pasi është rezistente, ndaj merreni me vete gjatë periudhës së plazhit, apo kur dilni për piknik, pa harruar që mund të sinkronizohet me telefonin tuaj për të dëgjuar muzikën që doni.

Tradita & Modernja

Sony Wena nuk pretendon të konkurrojë stilin e ‘kushërinjve’ zviceranë të kuarcit, por ama arriti të krijojë një zinxhir me ekran OLED dhe një seri të tërë sensorësh të cilët duke u lidhur me orën tuaj tradicionale, ju japin informacione mbi thirrjet telefonike, lëvizjet tuaja dhe çdo aktivitet që ka një orë inteligjente.

 

TCL X10 QLED 8K

Marka TCL lançoi televizorin e fundit 8K, duke ofruar cilësinë më të mirë të mundshme të imazhit, pa harruar teknologjinë Dolby Atmos virtual, e cila mundëson performancën Home Theater në shtëpi. TCL X10 QLED 8K është bazuar në sistemin Android TV si dhe ka integruar Google Assistant.

 

Insta360 Nano S

Nëse doni një pamje 360 gradë mjafton të lidhni iPhone-in tuaj me Insta360 Nano S, e cila ju sjell pamje pa lëvizur kamerën majtas apo djathtas. Nëse jeni duke folur me të dashurën tuaj dhe doni të zbuloni se çfarë ndodh rreth saj, mjafton të aktivizoni aplikacionin dhe të zbuloni çdo cep falë kësaj pajisje.

 

Previous ArticleNext Article