KreuStil Jetese

Jorida Tabaku bëhet nënë për herë të tretë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është bërë nënë për herë të tretë. Ka qenë vetë politikania që ka dhënë lajmin e bukur përmes një fotoje të publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Dje pak pas mesdite erdhi në jetë Dren Sallaku. Arba dhe Iris janë shumë të lumtura për vëllaçkon. Mami Jorida dhe babi Saimir janë më shumë se të lumtur për mrekullinë e vogël që i shtohet familjes sonë!”, kanë qenë fjalët e Tabakut nën foton ku shihet i porsalinduri duke kapur gishtin e të ëmës.

Jorida Tabaku është e martuar me ekonomistin Saimir Sallaku dhe djali i sapolindur vjen në jetë pas dy vajzave binjake që erdhën në jetë në 14 qershor të 2017-ës.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF