KreuCelebrity

Laetitia Casta: “ Ju prezantoj vajzën, që është më e bukur se unë“!!!

E bija e Laetitia Casta , emrit të njohur të konsideruar dhe si një prej aktoreve më të bukura franceze, sfilon për Miu Miu, është mjafti simpatike, por goxha ndryshe nga e ëma.

Gjithmonë e më shumë raste po dalin në dritë që tregojnë se vajzat janë vënë në gjurmët e nënave të tyre të famshme për bukurinë dhe talentin e tyre: Deva Cassel vajza e Monica Belluccit, Lily-Rose Depp, vajza e Vanessa Paradis dhe Johny Depp, Lila Moss, vajza e vetme e Kate Moss, Kaia Gerber, vajza e Cindy Crawford etj. Tani, edhe Sahteene po bën të njëjtën gjë, duke tentuar fillimisht si nëna e saj e famshme, botën e modës.

Ajo megjithatë, nuk duket se ka marrë shumë nga tiparet e Laetitias, që  e kanë bërë atë të njohur në mbarë botën. Është një bukur ndryshe, e hollë, pa format bombastike të mamasë, flokët të errët e të drejtë dhe buzët më të holla…

Megjithatë, është joshëse në llojin e vet dhe duket se po ecën e sigurtë drejt suksesit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF