A do të shkojë në dasmën e Bleros? Ish-gruaja, Teuta Krasniqi e ka vendosur ç’do bëjë dhe shpjegon arsyen!!!

Blero Muharremi do të martohet për herë të dytë më 21 shtator me modelen Afrona Dika. Ceremonia, që mendohet se do të ketë mbi 600 të ftuar do të jetë luksoze dhe do të mbahet në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin

Mirëpo të gjithë janë kurioz të dijnë se çfarë do të bëjë ish-bashkëshortja e këngëtarit, Teuta Krasniqi, me të cilën Blero u nda në zyrtarisht në fillim të 2014-ës. E pyetur për këtë aktorja e njohur kosovare është përgjigjur pa ndroje nëse do të jetë apo jo e pranishme në ceremoninë e martesës së ish-bashkëshortit dhe njëkohësisht babait të vajzës së saj Tara tashmë 9-vjeçare.

E ftuar në emisionin “Kosova Show”, Krasniqi ka zbuluar se ajo nuk do të jetë në martesën e Bleros dhe Afronës dhe ka një shpjegim e arsye për këtë vendim.

“Jo, do duket shumë e çuditshme. Në kanagje nuk e kam problem aspak siç edhe e kam përmendur më herët. Në dasëm nuk do të ishte mirë të isha, jo për shkak të raportit sepse ne i kemi marrëdhëniet njerëzore, normale dhe brenda kornizave, mirëpo në këtë aspekt kjo është diçka shumë familjare dhe kudo në botë do dukej çuditshëm”, u shpreh ajo duke pohuar gjithsesi se në shtëpinë e saj ftesat kanë mbërritur.

Teuta Krasniqi ka krijuar sërish familje pas ndarjes, duke u martuar me instruktorin e palestrës Adonis Morina, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur Kaia.

Previous ArticleNext Article