KreuCelebrity

Linda Rama për Ermonela Jahon: “Ishte askushi, nuk e merrnin seriozisht, sot këndon në La Scala“!!!

Intervista e gjatë e Linda Ramës tek “Together Magazine”  kishte në qendër femrën shqiptare. Bashkëshortes së kryeministrit iu kërkua të jepte tre këshilla për gratë dhe vajzat në vështirësi, dhe ajo solli si shembull soprano shqiptare me famë botërore, si njeriun që luftoi me forcat e saj duke arritur të bëhet diva e skenës lirike që njohim sot.

“Nëse duhet t’i përgjigjem me doemos pyetjes tuaj me një recetë për gratë dhe vajzat në vështirësi, së pari do t’iu kërkoja ndjesë atyre dhe do t’iu lutesha që nëse qëllon të më lexojnë, të mos i marrin fjalët e mia si këshillat e dikujt që i jep atyre mend! Sepse ato kanë mençurinë e veçantë të vuajtjes së tyre dhe iu duhet vetëm një mundësi, një shans, një dorë e shtrirë, të cilën duhet ta kërkojnë me forcën e ëndrrës e të shpresës së tyre për ndryshim.Kam njohur një vajzë që ishte askushi dhe askush nuk e merrte seriozisht, kur ende adoleshente e bijë e një familjeje të zakonshme, thoshte që një ditë do të këndoj në La Scala! Ajo quhet Ermonela Jaho dhe arriti të këndojë në La Scala e të ngjitet në yjet e skenës operistike botërore, duke u nisur nga rrugica plot baltë e shtëpisë së saj, në Tiranën e zymtë të viteve ‘90”, ka qenë komenti I saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF