Aktori më i bukur i Turqisë: “ Në shtëpinë tonë flitet shqip“!!!

Është jo vetëm një nga aktorët më të suksesshëm të momentit në Turqi, por u shpall edhe “Mashkulli I vitit“ atje për 2019-tën. Juria nuk kishte faj; Can Yaman e meritonte plotësi8sht këtë vlerësim. Fama e tij u rrit së tepërmi pas transmetimit të serialit ‘Erkenci Kus’ . ai njihet për faktin se është më origjinë nga Prishtina, e në një intervistë të dhënë së fundi pohoi se në familjen e tij flitet shqip, edhe psë ai vetë, nuk e ka mësuar gjuhën tonë.

“Nga ana e babait jam me prejardhje shqiptare me prejardhje nga Prishtina. Gjyshi im është rritur në Prishtinë, gjyshja ime në Shkup. Në vitin 1959 kemi ardhur në Stamboll. Të afërmit nga babai flasin shqip. Kushërinjtë e largët. Të afërmit si dajat e babait tim, vëllezërit e gjyshes, gjyshi dhe gjyshja, të gjithë flasin  shqip. Por unë jam rritur më shumë nga ana e mamasë. Dhe atje nuk flisnim shqip, flisnim vetëm turqisht. Për këtë arsye unë nuk e di shqipen,“ ka thënë aktori.

Ai tregoi se I adhuron gatimet e gjyshes. “Ka lidhje me atë që rritesh dhe shijen e saj vazhdon të shijosh edhe më vonë. Unë ushqimet e gjyshes nuk i ndërroj me asgjë. Ajo bën një byrek që zgjat 3 orë. I hap vetë petët. Bën byrek me presh. E bën aq të mirë sa të lëpish gishtat. Bën pogaçe me kos, hudhëra, salca dhe mishin e bën copa-copa. Janë ushqime të veçanta të cilat nuk i provojnë të gjithë”, ka thënë aktori.

Previous ArticleNext Article