KreuCelebrity

Kaq keq i paska Alketa gishtat e këmbës?? Ndjekësja e godet ashpër: “ Na hape barkun“!!!

Alketa Vejsiu është një prej atyre moderatoreve që nuk e ka problem bashkëbisedimin me ndjekësit, por ndonjëherë, komentet e tyre nuk janë pozitive. Kështu ndodhi dhe në foton e fundit, ku Alketa shfaqej me një kostum të zi, shapka e një plaë syze të mëdha, ndërsa prapa saj në mur shkruhej “ I`m still fabulous“ ( Jam akoma e mrekullueshme)!!. Vëmendjen e një ndjekëseje duket se nuk ë ka tërhequr kombinimi I këndshëm I saj, por gishtat e këmbës së prezantueses.

“Po na hap barkun me ato gishta. Të gjithë i mbulojnë difektet, ti i nxjerr”, ka shkruar ajo. Alketa iu përgjigj duke thënë:

“Tani po mendoj ; si t’ja bëj që të të mbyll barkun ty, se gishtat i kam ashtu siç i kam, të gjatë si gjithë gjymtyrët, edhe si gjuha ime e gjatë që s’duhet t’ja përtonte të gjithë atyre që duan të marrin një sharrë e të mi presin! Gishtat e mi nuk janë dru që priten për të bërë zjarr zonjë e dashur! Une s’merrem me pamjen e grave, se janë vepra të Zotit të gjitha dhe secila është unike ashtu siç e ka bërë natyra.Por merrem me ato vidat mangët në tru që secila mund t’i rregullojë! Këtë po mund ta ndryshosh. Ndoshta prera e gishtave të mi do shërbente si zevëndësim i vidave që ju mungojnë, por dua t’ju them që janë shumë të dobishme aty ku janë dhe une kujdesem shumë që të jenë të pastra dhe të bukura siç i sheh në foto! Kaq për sot! Të diel të mbarë”, ka qenë komenti I Vejsiut.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF