KreuStil Jetese

Wow! Balenciaga shet 600 £ çantën e ujit  

 

Në fillim u mendua se ishte një çantë për të mbajtur telefonin, por tani rezultoi se në fakt është për shishen e ujit për t’u qëndruar të hidratuar në valën e nxehtësisë. Frymëzuar nga stili i rrugës, kjo çantë trupore vjen e frymëzuar nga shtëpia e modës pariziene Balenciaga, zbarkon në internet si një aksesor i cili ka tërhequr vëmendjen maksimale.

Çanta e ujit Balenciaga u prezantua për herë të parë në javën e Modës në Paris për sezonin Vjeshtë / Dimër 19/20 dhe është projektuar për të imituar trastën e pazarit, ndaj edhe vjen në disa ngjyra, nga e bardha, e zeza, gri dhe e kuqe.

Duket se ajo që ka goditur është çmimi, plot 600 pound, një shifër paksa e kripur për një çantë ku mund të mbash vetem shishen e ujit, por duket se shtëpia e modës, ka si qëllim të rritë vlerën e produkteve, që deri tani na janë dukur krejt të zakontë, ndaj edhe i ka shtuar atyre stilin e lartës, përmes një dizajni më të rafinuar.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF