KreuCelebrity

Portali acaron Xhesika Berberin: “ Si s`ju vjen turp..“

Modelja e njohur shqiptare është një vajzë tejet e vlerësuar për bukurinë e saj, por me sa duket as një femër që mund të konsiderohet perfekte si ajo nuk është e tillë në sytë e të gjithëve. Një portal e ka acaruar me artikullin e tij, ku ndërsa lavdëronte bukurinë e saj, nxirrtë në pah dhe atë që e shihte si “ difekt“.

“Xhesika është nga ato modele që nuk ka dëshirë që të mbushë gjoksin  apo vithet e saj. Është pothuajse tërësisht natyrale, por fansat e Xhesikës duan gjoks më ‘shpërthyes’, e në fotografinë e fundit duket se Berberi e ka humbur fare gjoksin i cili mezi vërehet nën bikini “, shkruhej aty.

Një përshkrim I tillë nuk e ka lënë indiferente modelen, që duket mjaft e qetë në përgjithësi. “Si s’ju vjen turp. Nuk e di kush është ky pseudogazetar që bën këto shkrime shumë pa sens. Çdokush është ndryshe prandaj është unik. Unë jam kjo që jam dhe asnjë nga shkrimet tuaja shumë injorante nuk më bëjnë të humb konfidencën. Shija ime është class për ju. Lol jam 1000% natyrale.”, ka shkruar ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF