KreuStil Jetese

Serena Williams krijon fustanin ‘magjik’; për të gjitha e për çdo trup!

Serena Williams është një grua me shumë talente. Jo vetëm një nga lojtaret më të mira të tenisit në histori, por Williams është gjithashtu një biznesmene e suksesshmë dhe disajnere mode.

E reja më e fundit është stilimi i një fustani i krijuar për të gjitha femrat e për çdo trup.

Ajo e zbuloi modelin e fustanit në fjalë në llogarinë e saj në Instgarm, duke ndarë një video ku shfaqeshin gra të ndryshme që mbanin veshur fustanin dhe tregonin se si ai i bënte ato të ndiheshin të sigurta në vetvete.

We’re having a red hot summer over @serena. I designed the Twist Front Dress for everybody and every ✨BODY✨ P.S. Have you checked out the Serena IGTV channel? New content coming every week ? #BeSeenBeHeard . Score by @thefrontrunnaz

A post shared by Serena Williams (@serenawilliams) on

Ylli i tenisit ishte gjithashtu në videon në fjalë, duke modeluar po me të njëjtin fustan e duke shkruar: “Do të kemi një verë të nxehtë të kuqe përpara. Unë dizenjova fustanin “Twist Front Dress” për të gjitha dhe për çdo trup”.

Sportistja tregoi se e gjeti frymëzimin për veshjen te gratë me të gjitha përmasat, që ato të ndihen mirë me veten. “Askush në botë nuk duket njësoj me tjetrin. ne jemi të gjithë të ndryshëm”, dëgjohet të thotë kampionia e Wimbeldon përgjatë videos.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF