50 vjec dhe me trupin yll?? Po, arrihet, dhe jo vetem nga VIP-at, këto gra na tregojnë sekretin e tyre!

Afrimi I kësaj moshe është një tmerr për shumë femra për shkak të peshës që shtohet jashtë cdo kontrolli, e dhjamit që akumulohet sidomos në zonën e barkut. Duket sikur asgjë nuk funksionon me të, por këte gra britanike tregojnë të kundërtën. Ato janë në super formë, por ndryshe nga Jennifer Lopez, që ka mundësi pafund për të qëndruar kaq mirë fizikisht, edhe ato ia kanë dalë të dobësohen e të tonifikohen. Ja sesi:

Jeanne Horak, 50 vjec, punon për një firmë juridike e ka dhe një blog ushqimi. U dobësua me ushtrime dhe duke hequr dorë nga ushqimet e përpunuara, megjithëse ndonjëherë e ha ndonjë pizza.

Debra Geard, 49, me tre cezariane, është adhuruese e vrapit dhe ushtrimeve te rezistencës, bën me kujdes me racionet e ushqimit

Angela Middleton, 56, bën cardio, ngre peshat dhe I hyri një programi ushqimi, ndërsa hoqi dorë nga brumrat

Carolyne Zvikler, 53, fotografe ecën 6 kilometra në ditë, yoga  dhe është e fiksuar pas ushtrimeve të barkut

Julie Silver, 51 thotë se ka më shumë energji tani se përpara 30 vjetësh: cohet herët në mëngjes dhe bën 30 minuta ushtrime përpara se të shkojë në punë. Bën herë pas here ngritje peshash dhe e ka hequr grurin nga përdorimi.

Previous ArticleNext Article