KreuStil Jetese

8 kombinimet më të bukura të yjeve për verën 2019!!!

Plot yje kanë veshur sivjet fustane të thjeshta, origjinale e me cmime që mund të konsiderohen deri diku  të përballueshme ( disa ama, jo për të gjithë).

Selena Gomez shkëlqeu me këtë fustan të thjeshtë me lule gjatë pushimeve në Itali.

Mbretëresha Letizia e Spanjës ishte “një ëndërr` me fustanin e lëshuar të blertë me lule  (që kushton 180 euro)

Gwyneth Paltrow rrëmbeu vëmendjen me këtë kombinim: këmishë e bardhë, e fund me lule

Bella Hadid me veshjen e bardhë xhins nga Fenty është ca më dorëlëshuar, 650 euro, kombinuar me sandale jeshile fosforeshente dhe syze të së njëjtës ngjyrë

Ky fustan plazhi i Kylie Jenner ka bërë “namin“, e kërkojnë të gjitha

Një jeshile e butë me kuadrate të lehtë të celët, një qepje e thjeshtë e derdhur, por që tregon bukur linjat e trupit, ky eshte fustani I verës për Kate Middleton

Që kur u lancua në botën e modës, Rihanna nuk ka gabuar në asnjë gjë, dhe ky fustani I kuq me dragua I saj është prova!

I thjeshtë e I bukur, ky fustani I Emily Ratajkoski me ngjyra pastel, është vërtet një dashuri!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF