Detaji në foton e Adelina Tahirit nga plazhi që solli reagimin e ashpër të komentueses: “ Ike ti nga fshati, por jo fshati nga ti“!!!!

Është një këngëtare e suksesshme, por më shumë është komentuar për jetën e vet private. Adelina Tahiri është prej një viti nënë e një djali të vogël, Jonit, megjithatë duket super në formë në fotot e postuara së fundi në rrjetet sociale. Shumë ndjekës kanë nxituar të komplimentojnë fizikun e saj “të llahtarshëm“, por nuk kënaqen të gjithë. Edhe në këtë rast pati kritika, vetëm se për një detaje që nuk lidhej me formën truporë të këngëtares.

Një ndjekëseje I kanë tërhequr vëmendjen sqetullat e saj.  ‘Seriozisht e ke me këtë ngjyrë trupi të kuqërremtë dhe me sqetulla pa rruar o motër. Ike ti nga fshati po fshati nuk iku kurrë nga ty’, ka shkruar ajo.

Ndërkohë që emra të njohur si Julia Roberts, Bella Thorne apo Madonna, janë shfaqur në publik me sqetulla natyrale, dhe kjo nuk I ka shqetësuar aspak!

Previous ArticleNext Article