KreuStil Jetese

Pushime 56 mijë paundëshe/ Brenda vilës në ishullin privat ku pushuan princ William, Kate dhe fëmijët

Duka dhe Dukesha e Cambridge shpenzuan plot 56 mijë paund në dy javë pushimi në një vilë në ishullin idilik të Karaibeve, Mustique. Kate dhe William morën me qera vilën Antilles që kushton 27.000 paund për një javë, në të cilën gjendet një pishinë gjigande 18 metra e gjatë dhe ka një pamje mahnitëse të detit në ishujt fqinjë Bequia dhe Saint Vincent.

Sipas ‘The Sun” çifti mbretëror u vendos 2 javë më parë në vilën e pushimeve së bashku me 3 fëmijët e tyre dhe prindërit e Kate, Carole dhe Mike. Ky pushim luksoz i familjes mbretërore vjen në kuadër të festimeve të ditëlindjes së 6-të të princ George, i cili është edhe vëllai i madh i Charlotte dhe Louis.

Villa Antilles është një nga vilat më të reja në ishullin e Karaibeve, dhe është e preferuara e familjes Middleton dhe asaj mbretërore për vite me radhë. Ajo është ndërtuar nga miku i William, Andrew Dunn i cili nuk është kursyer aspak në këtë ndërtim, veçanërisht në tarracën mahnitëse.

Ishulli privat i Mustique është ideal për pushime familjare dhe i përkryer për mbretërorët, për shkak të vendodhjes së izoluar.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF