KreuStil Jetese

3 vite pas ikjes së Ergit, Barbana Dini: “Fustanin e bardhë nuk do e vesh kurrë. Nuk kam arsye të festoj”

Në nëntor të 2016-ës, një aksident fatal me motor i mori jetën Ergi Dinit. Artisti nga Shkodra, i spikatur për zërin e tij të veçantë u nda nga jeta tragjikisht duke shkaktuar një dhimbje të madhe te familjarët, rrethi i artistëve dhe të gjithëve atyre që e njihnin.

Kur kanë kauar pak më shumë se 3 vjet nga humbja e madhe në familjen Dini, motra e 22-vjeçarit të ndjerë, Barbana duket se ka gjetur forcën dhe kurajon t’i rikthehet karrierës muzikore dhe publikut.

Barbana ka qenë e ftuar në emisionin “Mirage” ku ka folur edhe për humbjen e vëllait dhe jetën e saj private. E pyetur për jetën esaj private dhe se kur do ta shohim të veshur me fustanin e bardhë, mes emocionesh këngëtarja u përgjigj:

“Fustanin e bardhë nuk do e vesh kurrë. Në qoftë se do e bëja këtë hap, do e kisha bërë më parë kur i kisha të gjithë anëtarët e familjes. Tashmë nuk e shoh më si një arsye për të festuar.”

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF