KreuStil Jetese

E papritur! Pas 3 vitesh, moderatori njofton largimin nga emisioni i mëngjesit

Prej 3 vitesh ai bashkëdrejtonte me Blerina Shehun emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, por duket se ka ardhur koha të largohet nga ky angazhim. Arbër Çepani ka zbuluar se ai nuk do të jetë më pjesë e emisionit dhe lajmin e ka dhënë përmes një statusi në rrjetet sociale.

Ish-fituesi i Big Brother Albania 1, Çepani ka falenderuar gjithë stafin e emisionit “Mirëmëngjes Shqipëri” dhe e ka cilësuar këto 3 vite në RTSH si vitet më të bukura të jetës së tij profesionale dhe personale.

“Ka ardhur momenti që të mbyll këtë kapitull të jashtëzakonshëm për mua të emisioneve të mengjesit, për t’iu dedikuar më shumë sipërmarrjes dhe projekteve të reja televizive. Ju dua shumë”, shkruan Arbëri duke treguar kështu se ndoshta mund ta shohim sërish në ekran me projekte të reja që mbeten për t’u zbuluar në të ardhmen.

 

 

3 sezone, 3 vite të jetës time, 1095 ditë përkrah jush çdo mëngjes, nëpërmjet dritares së televizionit…Kanë qënë ndër vitet më të bukura të jetës time profesionale dhe personale ❤ Jam munduar me çdo forcë, me çdo frymarrje, me çdo energji të jemi edhe zëri juaj edhe zëri i atyre që punojnë çdo ditë për një vend ku ujiten ëndrra dhe vendi nuk i njihte. Falenderoj nga i pari tek i fundit çdo pjestar të stafit “Mirëmëngjes Shqipëri”, nga gazetarët tek kameramanët. Falenderoj drejtorin e programacionit, mikun tim Rezart Aga që ka besuar gjithmonë tek unë që nga dita e parë. Falenderoj drejtorin e përgjithshëm Z. Thoma Gëllçi, që në ditë jo të lehta lirie fjale si këto që jetojmë, ka respektuar gjithmonë lirinë time të mendimit, duke vertetuar për të disatën herë, që televizioni publik sot, është më publik se asnjëherë. Falenderoj kolegen Blerinën, që ma bëri shumë më të bukur këtë udhëtim, tani besoj jemi gati të aplikojmë për ndonje studim mbi “harmoninë midis kolegësh”! Por mbi të gjitha ju falenderoj ju. Dashuria që më keni dhuruar nëpërmjet mesazheve dhe perqafimeve tuaja pas çdo emisioni i ka dhënë kuptim çdo lodhjeje dhe sakrifice. Ka ardhur momenti që të mbyll këtë kapitull të jashtëzakonshëm për mua të emisioneve të mengjesit, për t’iu dedikuar më shumë sipërmarrjes dhe projekteve të reja televizive. Ju dua shumë ❤ Dhe nga zemra flm ?

A post shared by Arber Cepani (@arbercepani) on

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF