KreuStil Jetese

Parashikimi i Horoskopit, datë 01 gusht 2019

Parashikimi i Horoskopit, datë 01 gusht 2019

DASHI

Do të kaloni këtë fundjavë në sintoni të plotë me vetveten e me të gjithë ata që ju rrethojnë. Në aspektin privat do të keni mirënjohjen e dikujt që e keni shumë pranë. Në aspektin afektiv do të luftoni fort për ta bërë sa më solide jetën tuaj.

DEMI

Në sferën private do të jeni mjaft fleksibël dhe nuk do të ndaleni edhe para vështirësive. Në aspektin afektiv do të përshtateni ndaj nevojave të partnerit tuaj.

BINJAKET

Do të ndjeni stresin e akumuluar këtë periudhë dhe do të keni dëshirë të bëni një udhëtim të gjatë për të pushuar e për të lënë pas krahëve gjithë problemet. Në aspektin do të gjeni harmoninë me partnerin tuaj.

GAFORRJA

Këtë fundjavë do të keni mundësi të pushoni e të kultivoni raportet me personat tuaj më të dashur. Në aspektin afektiv duhet të përpiqeni të largoni prej vetes suaj pasiguritë. Një këshillë: vërini në diskutim idetë tuaja.

LUANI

Do të jetë një fazë mjaft pozitive për ju ku do të ndjeheni të shpërblyer e plot energji. Në aspektin afektiv nëse jeni akoma në kërkim të një partneri gjatë kësaj fundjave do të keni mjaft mundësi për të bërë njohje të reja.

VIRGJERESHA

Do të keni mundësi ta kaloni ditën e sotme në paqe me vetveten duke ua transmetuar edhe të tjerëve këtë përshtypje. Në aspektin privat mos lejoni t’ju shpëtojë një mundësi mjaft e mirë për profesionin tuaj. Në aspektin afektiv mund të mbështeteni tek partneri juaj.

PESHORJA

Yjet sugjerojnë për ju një periudhë plot fat, kështu që mund të tentoni edhe të luani! Në aspektin privat impenjimet do të jenë të shumta duke mos pasur shumë kohë të lirë. Në planin afektiv do të kaloni mbrëmje të ëmbla së bashku me shoqërinë tuaj.

AKREPI

Do të keni mundësi mjaft të mira për të ndërtuar raporte të reja me miq të rinj. Në aspektin privat do të përballeni me një situatë mjaft të vështirë . Në aspektin afektiv do të jeni në formë të shkëlqyer sot.

SHIGJETARI

Duhet të jeni mjaft të kujdesshëm për të folur mbi argumente personale. Në ambientin e punës do të gjeni zgjidhje pozitive për impenjimet tuaja. Në aspektin afektiv do të ndjeheni të shpërblyer e në qendër të vëmendjes .

BRICJAPI

Këtë fundjavë do të keni mundësi të vini në lëvizje një ëndërr mjaft të dëshiruar nga ju. Në aspektin privat çdo gjë rezulton të jetë pozitive sot.

UJORI

Mos u kënaqni me gjërat që keni arritur deri më tani pasi mundësitë për tu rritur më shumë profesionalisht janë më shumë se ajo çka ju prisni. Në aspektin afektiv do të kaloni momente gëzimi e lumturie.

PESHQIT

Do të jeni mjaft joshës me një partner të ri i cili nuk do e fshehë interesin e tij karshi jush. Në aspektin privat do të vendosni të bëni disa ditë pushime. Një këshillë: mos hezitoni të ftoni dike që ju pëlqen.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF